Kusari-Lila: Opozita përgjegjëse për ndërprerjen e seancës
Foto: Kp
Lajme

Kusari-Lila: Opozita përgjegjëse për ndërprerjen e seancës

Jeton Musliu/ RTKlive

“Sot ajo çfarë ndodhi në seancë ishte humbja e kuorumit si pasojë e mospjesëmarrjes në votim të opozitës dhe kjo situtatë po përsëritet”.

Kështu deklaroi kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila.

Pas ndërprerjes së seancës, ajo mbajti një konferencë për media ku deklaroi se ishte opozita që nuk mori pjesë në seancë e për rrjedhojë pamundësoi kuorumin.

“Nuk ishte mazhoranca që e bllokoi, por ishte opozita që refuzoi të ishte aktive në pikat të cilat ishin në agjendë për tu trajtuar sot”.

Kusari-Lila u shpreh se opozita duhet të jetë serioze dhe jo të bëjë bllokada duke zgjedhur pikat e rendit të ditës që atyre u përshtaten.

Kusari-Lila përsëriti se Grupi Parlamanentar i LVV-së, nuk e përkrah Ligjin që mundëson tërheqjen e parave nga Trusti.

“Kjo ka të bëjë me ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve”, tha ajo.

Sipas Kusari-Lilës, ajo çfarë opozita ka propozuar, është mbështetur nga të tjerët.

“Unë e kuptoj tendencën se të gjithë që kanë fonde në Trust kanë projektuar se ku do t’i shpenzojnë ato, por kjo është afatshkurtër që do të kejtë pasoja afatgjate”.

Seanca e Kuvendit u ndërpre meqë kryeparlamantari Konjufca tha se nuk ka kuorum. PDK akuzoi LVV dhe kryeparlamentarin për një veprim të tillë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa