Rama si "kryeministër i Maqedonisë Lindore", shkakton të qeshura (Video)
Foto: KE
Lajme

Rama si "kryeministër i Maqedonisë Lindore", shkakton të qeshura (Video)

Jeton Musliu / RTKlive

Në samitin BE-Ballkan perëndimor që po mbahet në Bruksel, një pjesë të rëndësishme zë edhe pritja zyrtare e të ftuarve.

Në këtë rast, mikpritës janë  Charles Michel,  President i Këshillit Evropian,  Emanuel Macron, President i Francës (vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së) dhe  Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Sipas protokollit zyrtar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i pari përshëndetet me nikoqirët ku edhe shkrepet fotografia zyrtare.

Megjithatë, në të gjitha rastet, me të gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor, vërehet një pritje e ngrohtë.

“Mirëmëngjesi. Më vjen mirë që iu shoh. Mirëmëngjesi!”, janë përshëndetjet e Vuçiq si i ftuar dhe mikpritësve, raporton RTKlive.

“Mirëmëngjesi, si jeni. Mirëmëngjesi!”, është përshëndetje e presidentit të malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Megjithatë, përshëndetje tërësisht ndryshe, bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 “Përshëndetje nga Maqedonia Lindore”, iu tha  Rama presidentëve Michel, Von der Leyen e Macron. Një përshëndetje e tillë, shkaktoi edhe të qeshura.

Pas tij, ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili kaloi shpejt këtë pjesë zyrtare me një “përshëndetje, mirëmëngjesi!”.

Anëtari i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, ishte pak më formal. “Përshëndetje, më vjen mirë që shihemi prapë. Mirëmëngjesi!”, ishin fjalët e tij.

Si vendi i gjashtë nga Ballkani Perëndimor ishte Kosova, presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, fillimisht iu drejtua presidentes Von der Leyen. “ Zonja presidente, më vjen mirë që shihemi prapë. Faleminderit për mikpritje të ngrohtë”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme