Të gjitha rrugët që dërgojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të bllokuara
Foto: Hysni Demaku
Lajme

Të gjitha rrugët që dërgojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të bllokuara

Hysni Demaku/RTK

( E plotësuar) Bazuar në informacionet e fundit, të bllokuara janë jo vetëm ato magjistrale, por edhe në të gjitha fshatrat ku është mundësia të shkohet në këto pika kufitare.

Një gjë e tillë është bërë nga serbët lokalë, nëpërmjet strukturave paralele.

Në fshatin Rudare, që çon drejt pikës kufitare në Jarinjë, janë vendosur barrikada, ashtu si edhe në  fshatin Zupç, në magjistralen Zubin Potok- Bërnjak.

Në këtë vend, situata është paksa më e tensionuar, pasi ka forca policore të Kosovës, ku kanë mbetur të bllokuara e nuk po mund të kalojnë në pjesën tjetër.

Megjithatë, situata është në kontroll dhe policia e Kosovës është duke monitoruar situatën.

Ndalen sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës

Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sirenat e alarmit për grumbullim të qytetarëve në rast rreziku.

Ato ishin aktivizuar rreth orës 17:45, pas së cilës serbët lokalë kanë vendosur barrikada në Rudare e Varage.

Kjo vjen një ditë para hyrjes në fuqi të reciprocitetit ndaj letërnjoftimeve dhe targave të lëshuara nga Serbia.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Policia: Ka pasur të shtëna armësh

Policia e Kosovës njofton se ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Sipas Policisë, po ashtu janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe maltretuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

Policia konfirmon për RTK se nuk ka të plagosur në veri

Policia e Kosovës deklaron se nuk ka as policë e as qytetarë të plagosur në veri të vendit.

Në deklarim për Radio Televizionin e Kosovës, Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e vendit, Besim Hoti, tha se nuk ka të shtëna e as të plagosur.

“Nuk kemi informacione të tilla”, tha Hoti, duke iu referuar raportimeve të fundit në media, se një polic dhe dy qytetarë serbë të Kosovës janë të plagosur.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tensionet në veri kanë nisur pasi sonte në orën 24:00, hyjnë në fuqi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë për kalim të kufirit dhe nis fushata për konvertim të targave të vjetra në ato RKS.

Policia nisi, por nuk hoqi barrikadën në Zupç

Policia e Kosovës ka tentuar të heqë njërën barrikadë në magjistralen Mitrovicë- Bërnjak, në fshatin Zupç.

Kjo pasi derisa policia po patrullonte, serbët lokalë kanë vendosur barrikadën.

Megjithatë, kjo nuk arrit, prandaj në këtë situatë, policia ka zgjedhur rrugët alternative.

Nuk dihet ende nëse do të veprohet për të hequr barrikadat të tjera.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kosova mbyllë pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë

Kosova ka mbyllur përkohësisht dy pikat kufitare në veri të vendit.

Policia njoftoi se pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë janë mbyllur për kalim të udhëtarëve.

“Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak”, deklaron policia.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në komunikatë.

Në njoftimin zyrtar të policisë nuk janë përmendur barikadat e vendosura nga serbët lokalë në magjistralet Mitrovicë- Jarinjë e Mitrovicë- Bërnjak.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Policia e Kosovës vendos patrulla në veri, për të garantuar siguri

Policia e Kosovës është duke monitoruar situatën në veri të vendit.

Kjo pasi në orën 18:00, në Mitrovicën e Veriut është lëshuar alarmi.

Pas kësaj, serbët lokalë kanë bllokuar me kamionë të mbushur me zhavor dhe maune, magjistralet Mitrovicë -Bërnjak dhe Mitrovicë- Jarinjë.

Në magjistralen Mitrovicë- Bërnjak, barrikada është vendosur në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

Policia e Kosovës është larg saj disa kilometra. Megjithatë, burime të RTK-së kanë konfirmuar se një autoblindë e policisë ka mbetur përtej barrikadës dhe në orët në vazhdim pritet të kuptohet se si do të veprohet.

Ndërkohë, në magjistralen Mitrovicë- Jarinjë, barrikada është vendosur në fshatin Rudare dhe jozyrtarisht mësohet se serbët lokalë kanë vendosur maska që të mos identifikohen.

Në anën tjetër, në Rashkë të Serbisë, ka nisur takimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ky takim po mbahet vetëm pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, ku qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Disa orë para reciprocitetit, serbët rikthejnë barrikadat

Vetëm disa orë para se të fillojë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat dhe masën e reciprocitetit për hyrje në Kosovë të shtetasve të Serbisë, në rrugët veri të vendit kanë nisur të rishfaqen barrikadat.

RTK ka siguruar fotografi nga magjistralja Mitrovicë-Bërnjak, ku shihen kamionë të vendosur në mes të rrugës.

Një mënyrë të tillë të bllokimit të rrugëve, serbët lokalë e kanë përdorur edhe bë shtator të vitit të kaluar kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë, masë kjo e cila vazhdon duke i mbuluar simbolet shtetërore me stikersa.

Përndryshe, nga sonte në mesnatë, çdo serbi që hyn në Kosovë, do t’i jepet një letër me vlefshmëri prej tre muajsh.

Gjithashtu serbët kanë dy muj afat që targat e vjetra t’i konvertojnë në ato RKS.

Zyrtarët e Serbisë kanë paralajmëruar për mundësi të tensionimit të situatës kurse ata të Kosovës kanë sqaruar se është thjesht çështje ligjshmërie.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme