Në Luginë të Preshevës papunësia arrin deri në 70 për qind |Video
Foto,RTK
Kosovë

Në Luginë të Preshevës papunësia arrin deri në 70 për qind |Video

Baki Rexhepi / RTK

Sipas Entit të Statistikave të Luginës, në tri komunat shqiptare në Serbi, papunësia arrin deri në 70%, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve në nivelin regjional e atë qendrore është zero.

Përfaqësuesit politikë të këtij rajoni këtë e konsiderojnë si diskriminim.

Derisa pakica serbe në Kosovë po përjeton  standardet e avancuara për trajtimin e  minoriteteve, shqiptarët në Serbi po përballen me diskriminim  shtetëror.

Ragmi Mustafa, Kryetar i KNSH-së, tha për RTK në institucione janë pak shqiptar të punësuar.

Në institucionet publike në Serbi, në nivel lokal, shqiptarët janë të përfaqësuar me numra një shifror  apo fare.

Ndërsa,  në nivelin regjional e atë qendrore, përfaqësimi është zero. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, ka vendosur të mbledhë të dhëna.

Vendimmarrja  në institucionet republikane që veprojnë në nivel lokal është e centralizuar dhe për çdo rast vendos vet ministri.

Sipas Entit të statistikave komuna e Preshevës, Bujanocit dhe e Medvegjës, janë ndër komunat më të pazhvilluara me një shkallë të papunësisë mbi shtatëdhjetë për qind.

Gjatë dy dekadave të fundit, edhe pse është diskutuar shumë për integrimin e shqiptarëve në institucionet  shtetërore, asgjë nuk ka lëvizur në aspektin pozitiv.


MË SHUME NGA Kosovë