12:36 / 19.01.2023
PEN Qendra e Kosovës boton librin e ri të poetit Fahredin Shehu
RTKlive
Përmbledhja me poezi "Evokimet", e autorit Fahredin Shehu është këto ditë u botua nga PEN Qendra e Kosovës.
Poezitë në librin "Evokimet", janë të ndara në cikle, bazuar në frekuencat e Solfeggios, të cilat ndikojnë në gjendjen psikosomatike të njeriut dhe secili kapitull, korrespondon me frekuencën e caktuar me qëllim që të gjej rezonancën në gjendjen shpirtërore të lexuesit.
Shehu është autor i më se njëzetë librave, i cili për më se tridhjetë vite, shkruan ese, romane, tregim të shkurtër dhe në veçanti shquhet për poezinë me tone filozofiko-mistike.
Poezitë e Fahredin Shehut janë përkthyer në rreth 30 gjuhë dhe i sollën çmime ndërkombëtare.