Kryeministri Rama publikon pamje nga puna për Auto Moto-Parkun në Elbasan
Shqipëri

Kryeministri Rama publikon pamje nga puna për Auto Moto-Parkun në Elbasan

RTSH

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë (25 janar) pamjet nga puna për Auto Moto-Parkun që po ndërtohet në Elbasan për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për Auto Moto Park-un e parë shqiptar, i cili po ngrihet në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Gara për projektin e Auto Moto Parkut të parë shqiptarë që do të ngrihet në Elbasan është hapur në muajin dhjetor. Kreu i qeverisë ka bërë me dije se 5 studio të projektimit të strukturave kanë shprehur interes për këtë investim.

Në pistën 5.3 km do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve. Auto Moto Park në Elbasan shënon një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.


MË SHUME NGA Shqipëri