Tech

Artikull i sponsorizuar

Disa profile në rrjetet sociale janë më tërheqëse dhe më interesante për t`u ndjekur. Arsyeja? Kontent shumë i mirë, fotografi cilësore etj...Forca e vërtetë e serisë më të re Samsung Galaxy S23 qëndron pikërisht te sistemi i kamerave premium me opsione dhe karakteristika të panumërta që sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë.

Galaxy S23 dhe S23+ janë të pajisur me kamera të nivelit profesional, me sensorë të një rezolucioni të lartë dhe inteligjentë, pikselë që përthithin dritën për të realizuar shkrepje të pastra, në çdo orë.

Sistemi i  kamerës së pasme përfshin një kamerë Wide Angle 50MP, e ndjekur nga një lente dytësore telefoto 10 MP me zmadhim optik 3x, së fundi një kamerë Ultra Wide 12 MP me një fushë shikimi 120 gradë për kapjen e imazheve më të gjera. E nëse jeni të interesuar për video, sistemi i kamerës së pasme mund të shkrep deri në 8K me 30 fps ndërsa, kamera selfie 12MP arrin në 4K.

Duke ditur se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. Për më tepër, teknologjia Dual Pixel e kamerës së përparme përqendrohet më me shpejtësi dhe saktësi, edhe në ndriçim të ulët. Kjo bën që kamera e përparme e Samsung Galaxy S23 & S23+ të kapë me qartësi foto dhe video selfie edhe pasi dielli të perëndojë.

E për ata që i kushtojnë pak më shumë vëmendje fotografisë, aplikacioni Expart Raw i cili është i disponueshëm ekskluzivisht në Samsung Galaxy, sjell opsione profesionale editimi të cilat ju sugjerojmë t’i eksploroni.

Por, çfarë është Expert RAW?

Expert RAW është një aplikacion inovativ i kamerës për Samsung Galaxy që ofron skedarë RAW që mund të filmohen dhe modifikohen profesionalisht më vonë, në mënyrë që të mund të bëni fotografi me cilësi të lartë HDR (High Dynamic Range).

Kur shkrepni me Expert RAW, ruhen skedarët JPEG dhe skedarët RAW (Linear DNG 16-bit). Ndryshe nga JPEG, i cili kompreson fotot për të kursyer madhësinë e skedarit, skedarët RAW ruajnë të dhënat origjinale të imazhit të pakompresuara nga sensori i kamerës, kështu që ju mund ta modifikoni rezultatin në më shumë detaje në aplikacionin pas editimit.

Përveç kësaj, është e mundur të shkrepni në mënyrë më profesionale duke marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të cilësimeve të kamerës, të tilla si ISO, shpejtësia e diafragmës, ekuilibri i të bardhës, ekspozimi dhe fokusi.

Regjistroni qiellin brilant të natës

Në Expert Raw ekziston një opsion i ri i quajtur Astrophoto për të kapur pamje të qarta të Rrugës së Qumështit, planeteve dhe yjeve, pa pasur nevojë për pajisje profesionale.Astrophotography Mode përdor ekspozime të gjata për të kapur foto të qiellit gjatë natës, yjeve dhe yjësive. Gjithashtu, ju tregon vendndodhjen e yjësive në mënyrë që të dini se ku ta drejtoni kamerën. Pra, ju duhet vetëm një tripod dhe një smartphone Galaxy S23 për të realizuar fotot perfekte të qiellit.

Gjithashtu, nuk keni pse të shqetësoheni për t’i ndarë fotot tuaja me të tjerët, pasi opsioni Quick Sharenë Samsung Galaxy S23 ju mundëson të shkëmbeni në pak sekonda fotografit nga telefoni juaj tek miqtë apo familjarët.

Me blerjen e Galaxy S23, S23+ ose S23 Ultra, do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic“OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t'i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. Promocioni është i disponueshëm në periudhën ndërmjet 7.2.2023. dhe 31.12.2023. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/one-drive-promo-2023/


MË SHUME NGA Tech