RTK shfaqi premierën ‘Burnt to Flourish’ për Festivalin e parë të Këngës
Në Fokus

RTK shfaqi premierën ‘Burnt to Flourish’ për Festivalin e parë të Këngës

Arlinda Sejda / RTK

“Burnt to Flourish” është dokumentari i prodhuar nga Transmetuesi Publik, që shpalosë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të RTK-së që jetësoi projektin nacional të trasimit të rrugës drejt përfaqësimit të Kosovës në Evrovizion.

Ky dokumentar i cili sonte u shfaq premierë në kinemanë ABC, është i destinuar të kujtojë ngjarjen se si nisi edicionin e parë të Festivalit “Fest 1”.

Përpos të ftuarve të shumtë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të bordit dhe të menahxmentit të RTK-së. “Është shumë e rëndësishme realizimi i këtij dokumentari për faktin se është festivali i parë të cilën e ka organizuar RTK-ja dhe është dëshmi që ka me mbet ndër vite. Për ne është e rëndësishme ta mbajmë dhe ta rrisim kualitetin, jemi duke punuar dhe në qershor do të aplikojmë në EBU për të marrë pjesë në Eurovision dhe shpresojmë të marrim përgjigje pozitive”, ka thënë Besnik Boletini, kryetar i Bordit të RTK-së

Ky dokumentar do të marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare dhe është i paramenduar sidomos për audiencë të huaj.

Rëndësia e festivalit të parë dhe i tre edicioneve të para qëndron në vendosjen e standardit të lartë sipas kërkesave të “Eurosong”, e që hapë rrugë edhe për edicionin e “Fest 2”

Grupi organizator i festivalit është i njëjti sipas kërkesës dhë emërimt që Bordi dhe Drejtori i Përgjithshëm i bënë edhe këtë herë, drejtorit të Festivalit Adi Krastës. Drejtor muzikordo të jetë sërish Florent Boshnjaku.

Dokumentari do të transmetohet në RTK në javën e parë të realizimit të Fest 2.


MË SHUME NGA Në Fokus