Festivali i Këngës në RTK ka dalur me njoftim zyrtar për rezervimin e biletave të koncerteve të tri netëve garuese.

Këtë njoftim e kanë dhënë 3 ditë para se të nis edicioni i parë.

“Për t’i gjetur ftesat e tri netëve të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës 2023, mund të telefononi në numrin 038 22 55 66 ose të dërgoni e-mail [email protected] prej orës 09:00-16:00. Pas rezervimit, ftesën e tërhiqni në recepcionin e Radio Kosovës në Bulevardin “Xhorxh Bush” nr. 41 Prishtinë”, njoftojnë nga Festivali.

Edicioni i parë i Festivalit të Këngës do të realizohet në Prishtinë, në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe do të transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.