Kryeshefja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi nga tapeti i kuq ka thënë se sonte të gjitha rrugët të çojnë te institucioni të cilën ajo e drejton, e shkak për këtë është Festivali i Këngës në RTK, që është shndërruar në festë për Kosovën.

“Do të dëgjohen tingujt pas 24 vjetësh, do të shkundet pluhuri që e ka mbuluar pallatin. Besoj se ky është vetëm fillimi. Nuk ka qenë e lehtë duke e ditur që Pallati është i vjetër, por pa ndihmën e miqve dhe bashkëpuntorëve kjo s’do të mund të ndodhte”, ka thënë Gashi.

Festivali i Këngës po transmetohet në RTK 1, RTK 2 , Radio Kosovë, uebfaqen rtklive, Radiotelevizionin e Shqipërisë dhe Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut.