
Programi i Festivalit të Këngës përveç me debutim të 18 këngëve garuese, po vazhdon me plot spektakël edhe me programin e mysafirëve.
Teuta Kurti dhe Kamela Islamaj janë të ftuarat e radhës, të cilat kanë kënduar këngën “Non arrenderti mai”, të divave të muzikës italiane, Mina e Milva.
Performanca e tyre erdhi në harmoni të mrekullueshme dhe tingëlloi si një paraqitje tejet moderne.