Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, nga tapeti kuq i Festivalit të Këngës, ka deklaruar se publikut të Kosovës po i ofrohet një spektakël i vlerave të mëdha dhe se kjo është rruga e sigurtë drejt “Eurovisionit”.

“Publikut të Kosovës po i ofrojmë atë çfarë e meriton, spektakël të vlerave të mëdha dhe ky është rrugëtimi i sigurt drejt ‘Eurovisionit”, ka deklaruar Ahmetxhekaj.

Tutje ai ka thënë se Festivali i Këngës është një nga projektet kryesore të mandatit të tij.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ajo që përjetoj aktualisht sepse është një nga projektet kryesore të mandatit tim. Është me të vërtetë kënaqësi të shoh se kjo po realizohet në praktikë dhe kur dihet se çfarë ka brenda, meqënëse e kam parë sot gjatë ditës, me të vërtetë është ndjenjë e papërshkrueshme”, ka thënë ai.

“Do të ketë lajme shumë të mira sa i përket rrugëtimit tonë drejt ‘Eurovisionit’. Është një projekt i nisur me shumë dashuri, realizimi ka nisur para disa vitesh, kemi hyrë në rrugë të mbarë”, ka shtuar drejtori i përgjithshëm.