
Përveç programit garues, organizatorët e Festivalit të Këngës në RTK kanë përgatitur edhe program argëtues përtej konkurrimit. “Pyetjet 10+10” quhet përballja sa komike aq satirike në mes të Besim Dinës e Adi Krastës, të cilët të ulur përballë njëri-tjetrit shtruan pyetje të natyrave të ndryshme.