
Këngëtarja Irma Libohova e cila sonte do të ngjitet si mysafire në skenën e Festivalit të Këngës në RTK është shprehur e lumtur që Kosova tashmë ka këtë ngjarje.
“Më vjen shumë mirë që ka mbërritur edhe Kosova ta ketë festivalin e vet siç e ka Radio Televizioni Shqiptar. Ndoshta shumë shpejt do të përfaqësohet në festivalin evropian, është kënaqësi për mua ta mbylli këtë festival si përshëndetëse”, ka thënë Libohova.
Tutje ajo ka thënë se festivalet janë ngjarjet ku artisti sprovohet me publikun.
“Festivali është vend ku artisti promovohet, nëse artisti nuk dal në një skenë ku do të marrë duartrokitjet drejtpërdrejtë dhe emocionet, nuk besoj se do të ketë fushë më të mirë ku do ta sprovoj veten”, ka thënë Libohova.