Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, nga tapeti i kuq i Festivalit të Këngës në RTK, ka thënë se kjo ngjarje do ta ketë rrugëtimin e mirë sepse ka publik që e mbështet fuqishëm.

“Çdo fillim është i vështirë por po besoj që do të ketë një rrugëtim të bukur. Arsyeja është që ka një mobilizim të madh artistik e profesional, ajo që është më e rëndësishmja ka një publik që e mbështet shumë fuqishëm”, ka thënë Qemal Minxhozi.

Ai ka çmuar laramanin e artistëve garues dhe entuziazmin e tyre.

“M’u dukën tepër interesante, zëra të rinj, entuziazëm dhe besoj që ky festival do të ketë rrugën e gjatë e me arritje shumë”, ka thënë Minxhozi.