
Kanë mbetur më pak se një muaj prej fillimit të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK. Me qëllim të pjesëmarrjes së gjerë të audiencës në këtë festë të madhe të muzikës, Radio Kosova ka lansuar në dy kanalet, lojëra shpërblyese për t`u mundësuar dëgjuesve që t`i ndjekin drejtpërdrejt netët e festivalit.
Dëgjuesit mund të bëhen pjesë e festivalit më të madh garues të muzikës në vend duke telefonuar në dy termine të ndryshme dhe përgjigjur në pyetjet e parashtruara.
Loja shpërblyese organizohet çdo ditë (e hënë – e premte) prej orës 11:00 në Radio Kosova 2 në kuadër të emisionit “Gramafon” me prezantues Haki Kikajn dhe Vjosa Husajn dhe në kanalin e parë në kuadër të emisionit “Fol Shlirë” me Agim Kitën prej ores 16:30-18:00.
Përjetoni live emocionet e kësaj ngjarjeje madhështore në vend duke u bërë pjesë e lojës shpërblyese në Radio Kosova 1 dhe 2.
Festivali i Këngës në RTK mbahet më datat 24, 25 dhe 26 tetor 2023 në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Tri netët e festivalit do të transmetohen drejtpërdrejt edhe përmes valëve të Radio Kosova 1 dhe në transmetim televiziv në RTK.