Drejtori i Festivalit të Këngës, Rilind Gërvalla së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Kryeredaktorit, Blerim Haxhiaj vizituan sot punimet që po zhvillohen me intensitet të lartë për organizimin e edicionit të tretë.
Përgatitjet po ecin sipas planit dhe në frymë bashkëpunimi të ngushtë mes të gjitha ekipeve të përfshira.
Ky festival, i cili pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të vitit, ka angazhuar të gjitha redaksitë e Radios, Televizionit të Kosovës, Mediave Online duke dëshmuar përkushtimin e RTK-së për të ofruar përmbajtje cilësore dhe një skenë të denjë për artistët tanë.
Skena e Festivalit të Këngës do të jetë më e madhja e ndërtuar ndonjëherë në Kosovë, me standarde bashkëkohore të ndriçimit, tingullit dhe skenografisë.
Në këtë ngjarje të madhe kulturore do të performojnë mbi 30 artistë, përfshirë edhe mysafirë të veçantë nga vendi dhe rajoni.
Ky edicion synon të rikthejë emocionin e vërtetë të muzikës live dhe të promovojë artistët shqiptarë në një nivel më të gjerë, duke e bërë Festivalin e Këngës një pikë referimi për skenën muzikore në Kosovë.