
Këngëtarja dhe autorja e dhjetëra hiteve të muzikës shqipe, Dafina Zeqiri ka performuar në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK. Ajo ka performuar këngën e saj të publikuar para dhjetë vjetësh, “Veç ti”. Kënga ka ardhur me një ripërpunim orkestral, e cila ka tingëlluar tejet moderne. Zeqiri ka marrë pëlqimin e publikut, e cila u dallua nga ovacionet të cilat ia dhuruan asaj gjatë performimit të kësaj kënge. Krahas saj, në programin e mysafirëve kanë performuar edhe Xuxi, Fitnete Tuda, Genc Salihu e Alban Nimani.