
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla nga tapeti i kuq ka thënë se Festivali i Këngës ka ardhur pas një përpjekje nëntë mujore të stafit të transmetuesit publik.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar. Nga shkurti deri më tani, kemi punuar nga dita e parë. Janë 9 muaj veprimtari e gjithë stafit të RTK-së. Uroj për festë sonte, të dëgjojmë dhe shikojmë këngë spektatolare”, ka thënë Gërvalla.