Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili nga tapeti i kuq i Festivalit të Këngës, ka thënë se kjo ngjarje është e karakterit kombëtar.

“Ne e kemi pasur një maratonë emisionesh prej disa ditësh, jemi angazhuar plotësisht si staf për ta mbuluar këtë ngjarje e cila është kombëtare. Ekipet tona janë prej mëngjesit deri në mbrëmje aktive dhe në këtë kohë kur po flasim janë duke e ndjekur këtë ngjarje. Po besoj që nuk do ta zhgënjejmë publikun”, ka thënë Halili.