
Këngëtarja Anjeza Shahini, e cila sonte është prezantuesja e mbrëmjes së dytë të Festivalit të Këngës, ka risjellë këngën të cilën e kishte kënduar vite më pare në Festivalin e Radiotelevizionit të Shqipërisë.
“Imazhi yt” e risjellë tashmë në Festivalin e Këngës të RTK-së, solli emocion te publiku që u shoqërua me duartrokitje të shumta.
“Sot kam emocion të madh që jam pranë jush, pranë dy kolosëve të prezantimit e të skenës, Adi Krasta e Besim Dina”, tha ajo para se të niste këngën.