Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë për Festivalin e Kosovës se është ngjarje që i ka munguar kulturës vendore për shumë vjet.

“Një program dhe një koncert i cili i ka munguar kulturës sonë për shumë vjet. E përcolla dje nga fillimi deri në fund dhe kishte një performancë të jashtëzakonshme. Dizajnimi i sallës është jashtëzakonshëm. Mezi po presim të kënaqemi edhe në mbrëmjen e sotme”, ka thënë presidentja e parë grua e Kosovës.

Ajo ka çmuar faktin që festivali ka mirëpritur artistë të shumtë të rinj, duke dëshmuar potencialin krijues të tyre.

“Çka më bëri përshtypje ishte që sivjet kishim shumë artistë të rinj, me të vërtetë i përgëzoj shumë sepse kjo tregon për shpirtin artistik që kanë vajzat dhe djemtë e rinj”, ka thënë Jahjaga.