Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka qenë i ftuar në skenën e Festivalit të Këngës, teksa ka thënë se synimi i tij dhe bashkëpuntorëve të tjerë është kualifikimi i Kosovës në Kampionatet evropiane dhe botërore.

“Për neve është kënaqësi sa herë që jemi në Kosovë. Jemi duke punuar të gjithë bashku për të rritur nivelin tonë dhe për të arritur te ëndrra jonë e cila është kualifikimi. Po besoj që do ta arrijmë këtë bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi”, ka thënë Ujkani në skenën e Festivalit të Këngës, teksa prezantoi këngën konkurruese “Mendoj ku je” kënduar nga Saranda Alija.