Pas zyrtarëve të Policisë të Kosovës, në skenën magjike të Festivalit të Këngës janë ngjitur edhe zyrtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Mentor Ajeti dhe Bekë Kastrati.

Ata janë pritur me ovacione nga publiku i pranishëm.  “Misioni i FSK-së është mbrojtja e integritetit territorial të vendit dhe interesat e Republikës së Kosovës”, thanë ata.

“Kam një thirrje për të gjitha të rinjtë e Kosovës pasi që FSK është krenaria e Republikës sonë, e cila është vazhdimësi e UÇK-së dhe jemi çdo herë krenar me ta. Prandaj dua të bëj thirrje publike të rinjve që t’i bashkohen FSK-së në mënyrë që të mbrojmë vlerat tona, sovranitetin dhe demokracinë tonë”, ishte mesazhi i pjesëtarit të FSK-së.