Është përmbyllur nata e parë e Festivalit të Këngës në RTK, e cila krahas këngëve garuese ka sjellë përplot emocione dhe spektakël.

Urban Band është grupi i fundit i artistëve që përmbylli natën e parë garuese të Festivalit të Këngës.

Ata po marrin pjesë në këtë festival me kompozimin muzikor të Klodian Regxhepaj “Ëndrrat s’kanë faj”. Dirigjent i orkestrës ishte Alfred Kaçinari.

Me performancën e Urban Band u përmbyll mbrëmja e parë e Festivalit të Këngës, ku u prezantuan 18 këngët garuese.

Nesër do të riperformojnë artistët nga e para, teksa juria profesionale do të bëjë vlerësimin, duke selektuar 9 nga to për të vazhduar në garë.

E në natën finale do të shpallet fituesi apo fituesja e edicionit të parë. Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen. Gjithashtu fituesit/fitueses do t’i jepet një dhuratë e rëndësishme, që është një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.

Nita Latifi garon me këngën ‘Marrëzi’

Nita Latifi është prezantuar në Festivalin e Këngës me veprën “Marrëzi”.

Ajo ka kënduar këngën që e ka kompozuar e shkruar vet. Ndërkaq, orkestra është udhëhequr nga Alfred Kaçinari.

‘Pa ty s’më rrihet’ vjen nga Hilmi Obertinca

Hilmi Obertinca është garuesi tjetër, i cili prezantohet me këngën “Pa ty s’më rrihet”. Kompozimi dhe teksti është nën autorësi të tij.

‘Shqip’ , kënga e 15-të garuese nga Franc Koruni

Franc Koruni është konkurrenti i 15-të i edicionit të parë të Festivalit të Këngës. Ai po paraqitet me këngën “Shqip”, të shkruar e kompozuar nga vet ai.

Saranda Alija në garë me ‘Mendoj ku je’

Saranda Alija është konkurrentja e radhës në Festivalin e Këngës.

Ajo po garon me veprën “Mendoj ku je”, e cila është kompozuar dhe shkruar nga Arbër Krasniqi.

Mentor Mripa prezantohet me `Po ju rrëfehem`

Mentor Mripa prezanton ‘Po ju rrëfehem’ Kënga e 13-të e mbrëmjes së parë i Festivalit të Këngës është “Po ju rrëfehem”. Atë po e këndon Mentor Mripa. Ai po prezanton këngën e cila është me orkestrim të Rizah Dolakut dhe me tekst të Bekim Bislimit.

‘Trenat’, kënga garuese nga Klea Dina

Klea Dina është konkurrentja tjetër e edicionit të parë të Festivalit të Këngës.

Dina po përfaqësohet me këngën “Trenat”.

Ajo sjellë veprën e kompozuar nga Memli Kelmendi e të shkruar nga Drenusha Zajmi.

Teuta Statovci vjen me këngën “Sekreti i tij”

Teuta Statovci po prezantohet në Festivalin e Këngës me këngën “Sekreti i tij”.

Ajo po paraqet kompozimin e Dardan Gjinollit dhe tekstin e Yll Limanit e Art Abazit.

Vjosa Shehu garon me këngën ‘Vetes’

Konkurrentja e dhjetë e Festivalit të Këngës është Vjosa Shehu.

Ajo u paraqit me këngën “Vetes”, e cila është me produksion nga Lorenzo Kobina, derisa orchestra u dirigjua nga Edon Ramadani.

Neki Emra prezantohet me këngën `Heroi im`

Konkurrenti i nëntë i mbrëmjes është Neki Emra. Ai sapo ka kënduar këngën “Heroi im”.

Ka qenë vetë këngëtari Neki Emra që ka kompozuar dhe shkruar këtë këngë si dedikim për babanë e tij.

La Fazani garon me ‘Oj Kosovë’

Arbër Salihu i njohur me nofkën artistike “La fazani” është prezantuar me këngën “Oj Kosovë”. Pjesa muzikore dhe tekstuale është nën autorësinë e tij.

Ermal Demiri performon këngën ‘Merri’

Konkurrenti i shtatë i mbrëmjes së parë të Festivalit të Këngës është Ermal Demiri.

Ai po prezantohet para publikut dhe shikuesve të Radiotelevizionit të Kosovës me këngën “Merri”.

Kënga është e kompozuar nga Gëzim Hasani dhe me tekstshkrues Gentiana Azizi, derisa orkestrën po e udhëheq Valton Beqiri.

Auron Deva këndon ‘Çmimi i dashnisë’

Ka dalë në skenë konkurrenti Auron Deva, i cili po prezantohet me këngën “Çmimi i dashnisë”.

Kënga është realizuar nga kompozitori dhe tekstshkruesi Korab Shaqiri.

Ndërkaq orkestra po dirigjohet nga maestro Valton Beqiri.

‘Emri grua’ vjen nga Ariela Krasniqi

Ariela Krasniqi është konkurrentja tjetër e edicionit të parë në Festivalin e Këngës në RTK.

“Emri grua” quhet kënga me të cilën ajo po prezantohet në edicionin e parë të Festivalit të Këngës. Kjo këngë është kompozuar dhe shkruar nga Gjergj Jorgaqi, ndërkaq orkestra udhëhiqet nga Alfred Kaçinari.

Angus Dei, prezantohet me këngën `Një zemër për dy`

Kënga e radhës që po përfaqësohet në skenën madhështore të Festivalit të Këngës është “Një zemër për dy”.

Ajo po këndohet nga konkurrentja e katërt e mbrëmjes, Angus Dei. Kompozimin dhe tekstin e kësaj kënge e ka kryer Erjon Zaloshnja, teksa orkestra po udhëhiqet nga Alfred Kaçinari.

Albin Nikprelaj vjen me këngën ‘Ajo’

Konkurrenti i tretë dhe i radhës është Albin Nikprelaj. Ai po prezantohet me këngën “Ajo”, kompozimin e së cilës e ka realizuar Enis Mullaj, ndërkaq teksti është shkruar nga Eriona Rushiti.

Orkestra e Festivalit të Këngës po dirigjohet nga maestro, Valton Beqiri.

Arbana Zahiti prezantohet me këngën `Dukat`

Këngëtarja Arbana Zahiti është garuesja e dytë në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.

Ajo po prezantohet me këngën “Dukat”, teksa po shoqërohet me melodi nga Orkestra e drejtuar nga maestro Alfred Kaçinari. Zahiti e ka kompozuar dhe e ka shkruar vet tekstin.

Nis zyrtarisht gara në Festivalin e Këngës

Ka nisur zyrtarisht programi garues në Festivalin e Këngës në RTK.

Këngëtari i parë që prezantohet në mesin e 18 artistëve garues është Agron Krasniqi – InorgA.

Ai po prezantohet me këngën “Shumë herë më nervozojnë”.  Krasniqi e ka realizuar vet kompozimin dhe tekstin e këngës.

Hapjen e festivalit e kanë bërë dy ikonat e ekranit televiziv, Adi Krasta dhe Besim Dina. Skenografia e punuar me mjeshtëri nga Shqipe Kamberi dhe Rudina Xhaferri, tashmë është zbuluar. Dy prezantuesit ikonë të ekraneve televizive shqiptare, Adi Krasta e Besim Dina kanë bërë hapjen e edicionit historik.

“Artistëve të Kosovës, të dikurshëm e të tashëm, të vjetër e të rinj, të cilët krijuan në ditë të vështira e të bukura, me dashuri të madhe për vendin dhe kombin, ky festival u dedikohet”, u tha në fillim të këtij festivali.