Në fund të tetorit do të mbahet për herë të parë ‘Festivali i Këngës’ në RTK. Tre netët live të Festivalit do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023.

Krijuesit e muzikës së lehtë të të gjitha zhanreve, si dhe këngëtarë e grupe, mund të aplikojnë me këngët e tyre në portalin rtklive.com, deri më 30 gusht.

Drejtori i artistik i ‘Festivalit të Këngës në RTK’, Florent Boshnjaku, në një intervistë për RTK, ka folur rreth festivalit dhe organizimit të tij. Ai bëri me dije se për netët e festivalit do të përzgjidhen 20 këngë nga juria e RTK-së.

Boshnjaku, tha se pas një kohe dhe pritjes së gjatë ky festival po organizohet nga RTK. Ai tha se nga puna që ka parë, nga fillimi shihet se ka një entuziazëm për organizimin e këtij festivali.

Ai ka folur edhe për kriteret që duhet t’i plotësojnë artistët. “‘Festivali i Këngës’ në RTK i përket muzikës moderne, janë të mirëseardhur atë marrin pjesë në konkurs, i cili është i hapur deri në fund të gushtit. Nuk ka ndonjë përcaktim të moshës apo gjinisë, festivali është mbarëkombëtar dhe kjo është më rendësi të ceket. Gjithsesi, përveç kësaj i ftoj të gjithë artistët, kompozitorët, autorët, orkestruesit, të cilët kanë dëshirë apo kanë pasur dëshirë të jenë pjesë e festivalit në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, ‘Festivali i Këngës’ në RTK, këtë vit më shumë festë se sa festival. “Duhet me qenë festë, duhet me qenë një fillim që me një moment që kënga nga Kosova të përfaqësohet në “Eurosong”, po shpresoj se ai moment të vjen sa më shpejt, dhe RTK të jetë pjesë e EBU-së sa më parë, si dhe që të hapet rruga që kënga fituese të jetë pjesë e “Eurosong”, tha ai.

Boshnjaku, bëri me dije se orkestra do të jetë e madhe. Tre netët live të Festivalit, sipas Boshnjakut do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023, dhe në skenë do të jenë afër 50 persona që përbëjnë orkestrën.

“Besoj do të kemi instrumentistët që i kemi më të mirë në Kosovë, të cilët janë pjesë e orkestrës që do të perfermojë në ato tri netët e Festivalit të Këngës në RTK”, tha Boshnjaku.

Ai bëri me dije se për netët e festivalit do të përzgjidhen 20 këngë nga juria e RTK-së. “Ato këngë që do të përzgjidhen në fund të konkursit, atyre këngëve do tu bëhen kërkesat teknike, që janë të nevojshme për realizim të festivalit”, tha ai.

Drejtori i artistik i Festivalit të Këngës në RTK, Florent Boshnjaku, tha se krahas këngëve do të ketë edhe surpriza në tri netët e festivalit.

Intervista e plotë e Boshnjakut dhënë për RTK:

Sponsor gjeneral i Festivalit të Këngës është Auto Sherreti.