Ka nisur transmetimi televiziv i natës së dytë nga pritja e mysafirëve në tapetin e kuq në Festivalin e Këngës në RTK.

Platoja e Pallatit të Rinisë ka nisur të mbushet me spektatorë të cilët do ta ndjekin mbrëmjen e dytë të edicionit të parë të festivalit.

Ndërkaq në 21:00 zyrtarisht nis programi qendror, në të cilën do të rishfaqen në skenë 18 artistët garues, për t’u përzgjedhur 9 prej tyre për natën finale nga juria profesionale.