Një pjesë e skenografisë e Festivalit të Këngës është punuar nga skulptori, Burim Berisha. Në një intervistë nga tapeti i kuq në mbrëmjen e dytë, ai ka thënë se skenografia e këtij festivali ka kërkuar shumë mund.

“Skenografia ka qenë ide fantastike. Kam pasur kënaqësinë të jem pjesë e saj. Vështirësitë më shumë kanë qenë te pjesa e llogaritjes së materialeve, për shkak se pjesë e kllapave të skenës ka pasur të vendoset skulptura. Është dashur të ketë peshë të lehtë që ta mbajë. Kemi përdorur teknika moderne me tre asistentët e mi”, ka thënë ai.