page-header

Ilire Vinca me dy vajzat artiste elektrizojnë skenën e Festivalit të Këngës

Aktoret profesionale të skenës vendore, Ilire Vinca dhe Rozafa Çelaj kanë qenë pjesë të `programit mysafir` të Festivalit të Këngës në RTK.

Përveç që kanë ndarë disa herë rolet nëpër filma, ato janë edhe nënë e bijë. Të dyjat ftuan vajzën tjetër të familjes, Flutura Çelaj, duke e kompletuar kështu mozaikun e familjes së tyre.

Kjo e fundit ka kënduar këngën “Rolling” , e cila solli energji tejet pozitive në sallën e Pallatit të Rinisë.