
Flautisja Venera Mehmetagaj ka qenë e ftuar në natën e dytë të Festivalit të Këngës në RTK. Ajo ka folur për rrugëtimin pesëdhjetëvjeçar të karrierës së saj muzikore.
“Jam shumë e emocionuar por edhe e nderuar që më keni ftuar pikërisht sonte, në këtë festival që e keni bërë me mund shumë të madh, por me bukuri të kësaj skene. Po më vjen keq që s’jam me koncert në këtë sallë”, ka thënë Mehmetagaj.