Shikuesit e Radio Televizionit të Kosovës duke filluar nga ora 13:00 do të kenë rastin të ndjekin për katër orë me radhë programin që përmbledh edicionin e parë të Festivalit të Këngës.

Maratona televizive do të jetë me shumë dinamizëm nëpërmjet panelistëve, të cilat janë personalitete të fushave të ndryshme.

Poashtu prezentë do të jenë edhe stafi organizues i Festivalit të Këngës, të cilët do të ndajnë dromca rrëfimesh për ngjarjen, duke përfshirë prapaskenat dhe vështirësitë e ndryshme.

Dje u mbajt nata finale e Festivalit të Këngës. Juria profesionale vendosi që fitues të jetë La Fazani me këngën “Oj Kosovë.

Çmimin e dytë e mori Angus Dei, ndërkaq çmimi i tretë shkoi për Albin Nikprelaj. Çmimin e Orkestrës e mori Saranda Alija, kurse çmimi i Kryeqytetit iu dha La Fazanit.