Zhegrova debuton në futbollin belg

Zhegrova debuton në futbollin belg

Edon Zhegrova ka arritur ta realizojë ëndrrën e tij. Talenti i njohur i grupmoshave të reja në Kosovë, i cili shkëlqente me gola tek Flamurtari dhe Prishtina, ka debutuar në elitën e futbollit belg.

Zhegrova, vetëm 18-vjeçar, debutoi me KRC Genkun, në barazimin 1:1 me Gentin. Edoni u inkuadrua në minutën 80, shkruan Gazeta Olle.

Ai është shprehur tejet i lumtur me këtë të arritur.

“Shumë i lumtur që arrita të debutojë me këtë skuadër të madhe dhe me lojtarë të mrekullueshëm. Nuk morëm çfarë deshëm, por shikojmë për ndeshjen e radhës. Faleminderit tifozëve për përkrahjen e madhe. Ëndrra mu bë realitet”, ka shkruar Zhegrova, raporton Gazeta Olle.

Ai para dy vitesh u transferua tek grupmoshat e reja të Gentit, për të kaluar më pas tek Genku, ku dje bëri debutimin me skuadrën e parë.

Edoni mund të jetë potencial i mirë për Përfaqësueset tona.