Radio Kosova 1
Radio Kosova programi i parë / Përmbatja programore:
Zona e tinejxherëve
Redaktor/e: Fatmire Rrahmani
Çdo të hënë, nga ora 18:00-19:00
Rreth emisionit:
Emisioni është për të rinj dhe të gjithë ata që ndihen të tillë. Trajtojmë tema aktuale që kanë të bëjnë me moshën e tyre.
Për ju fëmijë
Redaktor/e: Fatmire Rrahmani
Autor/e: Fatmire Rrahmani
Koha e transmetimit: Nga e marta deri të premten, nga ora 18:00-19:00
Rreth emisionit:
Emision për fëmijë të vegjël e të rritur, I cili zbulon gjëra interesante nga fusha e shkencës dhe artit. Zbuloni përmes këtij emisioni, a flasin kafshët? Po bimët? Çka janë gjë e gjëzat, librat që duhet lexuar, cilat janë zbulimet që kanë bërë njerëzit…?
Mirëmëngjesi Kosovë
Redaktor/e: Dritë Loshi
Gazetar/e: Niki Cahani & Mentore Murati
Ora e transmetimit: 06:00-08:00
Emision për të gjitha moshat
Rreth emisionit:
Emision i përditshëm i mëngjesit, i drejtpërdrejtë, në programin e parë të Radio Kosovës. Ky emision përmban zhvillimet më të reja nga aktualiteti vendor dhe ndërkombëtar, me mysafirë të ftuar në studio, intervista, lidhje telefonike, kronika etj. Emisioni i mëngjesit përmban edhe rubrika të veçanta.
Metropol
Autor: Naim Bunjaku-Xuxi
Ora e transmetimit: 8:00-10:00
Rreth emisionit
Është program argëtues që emetohet nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri në orën 10:00. Në këtë shou program, informacionet trajtohen në një formë tjetër, me ironi e sarkazëm...Komunikimi me dëgjuesin bëhet edhe përmes mesazheve telefonike por edhe rrjeteve sociale. Ka shumë audiencë dhe është për të gjitha moshat.
On AIR
Autore: Behare Bajraktari
Koha e transmetimit:10:05-11:00
Rreth emisionit:
ON AIR- është emision tematik me aktualitete nga vendi dhe nga bota. Pasqyron dhe sjell këndvështrime nga bota krahas zhvillimeve që ndodhin në shoqërinë tonë përmes intervistave, lajmeve, informacioneve…
ON AIR, është i pari emision në RTK, po edhe në hapësirën mediale kosovare, që në mënyrë përmbajtësore dhe të vazhdueshme ka trajtuar çështjet mjedisore dhe ambientale. Po ashtu në mënyrë unike prej shumë vjetësh ka të integruar rubrikën me audioklipe si mesazhe informuese dhe ndërgjegjësuese për çështje mjedisore.
ON AIR si emision tashmë është profilizuar më shumë në çështje mjedisore duke trajtuar mjedisin në baza ditore në mbi 70 % të emisionit dhe mbetet i vetmi emision në hapësirën mediale, që mjedisin dhe ndryshimet klimatike i ka në qendër. Gazetaria e gjelbër promovohet në mënyrë të vazhdueshme drejt transformimit të Kosovës në Agjendën e gjelbër evropiane.
Si medium publik, përmes emisionit ON AIR, kemi përmbushur njërin prej obligimeve tona për mjedisin dhe trajtimin e përditshëm medial si dhe në bashkërendimin tonë si shtet dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Emisioni ON AIR mbetet një prej emisioneve me audiencë të lartë brenda e jashtë Kosovës.
N`stacion
Autore: Nora Fejza
Koha e transmetimit:14:05-15:00 (e hënë-e premte)
Rreth emisionit:
“N`stacion”, është emision edukativo-arsimor. Përmban edhe intervista të ndryshme, kryesisht nga fusha e kulturës dhe artit dhe është i drejtëpërdrejtë.
Simbol
Ora e transmetimit: 11:15-12:00, çdo të hënë
Autore: Elvana Shala
Rreth emisionit:
Emision edukativo argëtues. “Simbol”, trajton tema edukative dhe me tendencë argëtuese që janë në interes të secilit. Flasim për simbolin e jetës, simbolin e dashurisë, shëndetit, humanizmit e shumë simbole të tjera. Çdo të hënë, vijmë te ju me një simbol, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijësimit qytetar për vlerën e simbolit jetësor që na karakterizon. Në kuadër të këtij emisioni, varësisht temës, hapim linjat telefonike për dëgjuesit. Po ashtu kemi mysafir e të ftuar në studio e aksione të ndryshme për të ndihmuar ose befasuar me nga një simbol të veçantë dëgjuesit tanë në nevojë.
Lajmet
Redaksia e Lajmeve:
Redaktore e Redaksisë: U.D. Berianë Mustafa
Autor/e: Dhoma e Lajmeve
Radio Kosova çdo ditë, përmes lajmeve të shkurtra dhe edicioneve të gjata informative, përcjell te dëgjuesit e saj informacionet më të rëndësishme nga vendi, rajoni dhe bota. Raporte, kronika, reportazhe e intervista nga gazetarët dhe korrespodentët tanë në terren rreth ngjarjeve të ditës, me zhvillimet më aktuale. Lidhje të drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes.
Lajmet e shkurtra: Dhoma e Lajmeve përgatit çdo ditë nga e hëna deri të dielën lajme të shkurtra, nga 3 minuta, filluar nga ora 06:00 e mëngjesit e deri në orën 23:.00 në mbrëmje.
Edicioni i Mëngjesit, transmetohet nga e hëna në të premte në ora 08:00.
Edicioni i Mesditës, transmetohet nga e hëna në të premte në ora 12:00.
Lajmet 13:30, transmetohen nga e hëna në të premte në kanalin e dytë të Radio Kosovës.
Edicioni Qendror, transmetohet çdo ditë nga e hëna në të dielën, në ora 16.00.
Edicion i Mbrëmjes, transmetohet çdo ditë nga e hëna në të dielën në ora 22:00
Lajmet e orës 21:30, transmetohen nga e hëna në të premte në kanalin e dytë të Radio Kosovës.
Lajmet e orës 24:00 transmetohen çdo ditë nga e hëna në të dielën në mesnatë.
Pentagram
Autore: Laura Kryeziu
Koha e transmetimit: 12:20-13:00 (e hënë-e premte)
Rreth emisionit:
“Pentagram”, sjell intervista më personalitete të ndryshme nga fusha të ndryshme (Shëndetësi, ekonomi, drejtës, sekretet e femrave dhe të rinjtë). Poashtu ky emision sjell edhe informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë.
3D
Autore: Delvina Haliti
Koha e transmetimit: 13:15-14:00 (e hënë-e premte)
Rreth emisionit: “3 D”
Emisioni “3D”, është radio show, i përshtatet aktualitetit, i cili edhe e dirigjon temën ditore, të ftuarit, informacionet dhe telefonatat. Në përbërje të këtij emisioni ka edhe një bashkëpunim me një nutricioniste, që varësisht nga stinët dhe gjendja kolektive shëndetësore, prodhon këshilla dhe informacione shëndetësore. 3D është i abonuar edhe në rrjetet mediatike të huaja (CNN, BBC etj.) dhe podcastet e tyre, për të marrë dhe transmetuar (gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë) ngjarjet që mund të jenë me interes për dëgjuesit tanë.
Fokus sportiv
Redaktor I redaksisë: Edmond Thaçi
Autor: Edmond Thaçi
Koha e transmetimit: 15:00-16:00
Rreth emisionit:
Ky emision emetohet çdo të hënë dhe trajton tema dhe problematika të ndryshme sportive, ekskluzivitete, intervista, debate etj..
Bota në RTK-Radio
Autore: Gjylie Rexha & Serbeze Haxhiaj
Koha e transmetimit: E hënë –e premte 16:15
Rreth emisionit: Lajme dhe materiale interesante nga bota.
Sporti në RTK Radio
Redaktor I redaksisë: Edmond Thaçi
Gazetarë në redaksi: Lulzim Shala, Qëndresa Krelani dhe Fatos Preniqi
Koha e transmetimit: E hënë-e premte, dy herë në ditë, 12:15-12:20 dhe 16:15-16:20
Rreth emisionit: Emision I përditshëm sportiv. Rezultate, lajme dhe raporte nga aktualiteti sportiv.
Fol shlirë
Autor: Agim Kita
Koha e transmetimit: 16:30-18:00 (e hënë, e martë, e mërkurë dhe e premte)
Rreth emisionit:
Emision argëtues. Realizohet bashkë me dëgjuesin përmes telefonatave. Temat këtu trajtohen ndryshe.
Pa protokol
Autor: Mentor Mripa
Ora e transmetimit: 22:10-23:00, çdo të mërkurë
Rreth emisionit:
Është program edukativo-argëtues. Ky emision trajton të gjitha temat me interes për publikun, ndërkaq ka të ftuar të ndryshëm nga të gjitha fushat. Ky emision ka një komunikim të drejtëpërdrejtë me dëgjuesin përmes telefonatave. Bëhuni edhe ju pjesë e tij!
N’ishull
Autor: Haki Kikaj
Koha e transmetimit: 23:05-00:00, çdo të hënë
Rreth emisionit:
Është emision i cili i fton njerëzit që në mënyrë imagjinare të krijojnë ishullin e tyre. “N’ishull” është një rrëfim jetësor, përmes muzikës. Të ftuarit kanë me vete një album me 5 këngët e tyre të preferuara ndërsa përmes tyre, shpalosin një copë nga historia e tyre personale, duke na bërë ne për të kuptuar më shumë nga karakteri i tyre.
Live nga Prishtina
Autore: Valtona Kelmendi
Koha e transmetimit: 11:15-12:00, nga e marta deri të premten
Rreth emisionit:
Emision informativ që sjell raporte e kronika për zhvillimet e fundit nga Prishtina. Të dhënat e motit dhe raportet e trafikut janë pjesë përbërëse e emisionit.
Pa kufij
Autore: Mirvete Uka
Koha e transmetimit:16:30-17:30, çdo të enjte
Rreth emisionit:
“Pa kufij”, është emision i veçantë dhe i vetmi emision që ka karakterin mbarëkombtar. Emisioni “Pa kufij” është emision i përbashkët i RTK-Radio, Radio Tirana dhe Radio Shkupi. Në këtë emision trajtohen tema të përbashkëta për shqiptarët. Ky emision transmetohet çdo të enjte.
Fokus
Autor: Mendu Hysa
Koha e transmetimit:15:00-16:00 (e martë –e mërkure)
Rreth emisionit:
Të martë e të mërkurë, vëmë nën llupë tema nga aktualiteti politik, ekonomik e social. Përballje me këndvështrime të ndryshme me analistë e të ftuar të tjerë. Mund të bëheni pjesë edhe ju dëgjues, përmes pyetjeve tuaja që do t’I marrim përmes faqes sonë në Facebook ose edhe përmes numrave të telefonit +383 44 432 432
Përralla
Redaktore/Autore: Fatmire Rrahmani
Koha e transmetimit: 20:00-20:05, nga e hëna deri të premten
Rreth emisionit:
Emision 5 minutësh edukativo- arsimor. Lexojmë një përrallë a tregim me një mesazh të caktuar. Pa përralla vështirë do të njihnim një botë tjetër, heronjtë tanë, gjuhën e kafshëve e edhe të luleve… Pa përralla është e pamundur të ëndërrojmë e fluturojmë në imagjinatë
Identitet Muzikor
Koha e transmetimit: 20:05 (nga e hëna deri të premten)
Autorë: Shpresa Berisha, Valon Bytyqi, Hana Kelmendi & Fatbardha Miftari, Fatos Canolli, Adrian Qehaja.
Rreth Emisionit:
Misioni I emisionit është që t’ua prezantojmë dëgjuesve të Radio Kosovës 1, prodhimtarinë muzikore ndër vite, nga të gjitha stilet muzikore shqiptare, duke I ndarë në ditë të javës si: Burimore/folklorike, popullore, zbavitëse, qytetare e evergreen. Të gjitha pjesët muzikore plotësohen edhe me informacione adekuate rreth krijuesëve si Interpretë, kompozitorë, tekst shkrues, orkestrues, ansambli që interpreton, pjesëmarrje në festivale, çmime të fituara e vit të regjistrimit të tyre, duke I rikthyer te dëgjuesi dhe informuar atë me detaje e që rrallë herë dëgjohen apo janë dëgjuar më parë.
Muzikë Xhaz
Koha e transmetimit: 21:05, çdo të mërkurë
Autor: Ilire Avdiu - Bashkëpunëtore e muzikës
Rreth Emisionit:
Emision për muzikën xhaz, nga skena botërore dhe vendore, duke sjellë edhe informacione adekuate për krijimtarinë e muzikës xhaz, festivalet, koncertet por edhe informacione të rëndësishme rreth pjesëve muzikore që prezantohen në emision. Herë herë ka edhe emisione të veçanta me prezantim të ndonjë organizimi muzikor, kompozitori, interpreti ose edhe instrumentisti të kohës, të përcjella edhe me intervista të tyre e lajme të tjera nga bota e xhazit.
Z Muzikë
Koha e transmetimit: 23:05-24:00, çdo të mërkurë
Autor: Zanfina Ismaili – Bashkëpunëtore e muzikës
Rreth Emisionit:
Ne kuadër të programit javor të natës është edhe emisioni Z Muzikë që për dëgjuesit sjell krijimtarinë më të re nga skena muzikore vendore dhe botërore, e ndarë në dy pjesë për rreth 105 minuta sa zgjatë ky emision.
Përveç prezantimit të krijimtarisë së re muzikore nga stilet si: RnB, Rap, Regaton, Elektronike, Alternativ, Rock etj, të gjitha pikat muzikore përcillen me informacione aktuale dhe adekuate rreth Artistëve, bashkëpunimeve, klikimeve, dhe detaje të tjera nga ShoëBizzi Muzikor.
Mozaik nate
Autor/e: Mentor Mripa
Koha e transmetimit: e premte 23:05-01:00
Rreth emisionit: Emision I drejtpërdrejtë dhe kontaktues. Trajtohen tema të ndryshme dhe nga fusha të ndryshme.
Mozaiku Argëtues Sportiv
Redaktor: Edmond Thaçi
Autor/e: Redaksia e Sportit
Koha e transmetimit: E shtunë- e diel 13:05-16:00
Rreth emisionit:
Ky emision emetohet në fundjavë. Në këtë emision tre orësh ka aktualitet sportiv, transmetim të ndeshjeve, kryesisht të futbollit, intervista, reportazhe, raporte e kronika me ngjarjet aktuale sportive.
Portat e natës
Autor/e: Radie Hoxhaj
Koha e transmetimit: Çdo të shtunë pasmesnate 01:00-04:00
Rreth emisionit: Është emisioni më I veçantë për shkak të kohës së transmetimit por edhe përmbajtjes. Kryesisht realizohet me të ftuar të veçantë, me tema të ndryshme sidomos nga kultura e arti
Refleksione Muzikore
Koha e transmetimit: 21.05, çdo të diel
Autor: Shpresa Berisha-Qaflleshi - Redaktore e Muzikës
Rreth Emisionit:
Emision I muzikës klasike, që trajton kryesisht jetën dhe veprën e kompozitorëve nga skena botërore dhe vendore.
Koncepti I emisionit bazohet kryesisht në histori muzikore, duke shpalosur detaje për jetën e kompozitorëve dhe informacione rreth veprave të përzgjedhura nga krijimtaria e tyre që prezantohen në emision.
Nostalgji për evergreen
Autor/e: Fatos Hoxha-Producent ekzekutiv i muzikës
Koha e transmetimit: 0:15-01:00
Rreth emisionit:
Redaktori i muzikës Fatos Hoxha, duke përdorë arkivën e pasur të fonotekës së RTK-së ofron me bollëk kompozime që meritojnë të quhen Eevergreen shqiptar e botëror. Le t’u kujtojmë dëgjuesve muzikën e shekullit të kaluar që nuk zbehet kurrë.
Menuet
Ora e transmetimit: 21.05 e Enjte
Autor: Fatos Hoxha - Producent Ekzekutiv i Muzikës
Rreth Emisionit:
Perveç prezantimit të veprave të njohura nga muzika artistike apo edhe muzika klasike, në kuadër të emisionit, jepen shumë informacione rreth asaj se çfarë dëgjojmë si: karakteri I veprës, periudha kohore, premierat e tyre, informata rreth kompozitorëve, interpretëve apo formacioneve muzikore, thënje të famshme rreth tyre, si dhe detaje të stileve e nënstileve por edhe të instrumenteve të muzikës klasike që nuk jepen shpesh në media.
Hyjnesha
Autor/e: Elvana Shala
Koha e transmetimit:e diel 11:05-12:00
Rreth emisionit: “Hyjnesha”, është emision i cili i kushtohet ekskluzivisht gruas, përballjeve dhe të arriturave të saj.
Redaksia e Reportazhit dhe Dokumentarit
Redaktore e redaksisë: Afërdita Rushiti
Gazetare: Afërdita Rushiti, Sabrije Haxhiu dhe Flutura Abdullahu
Koha e transmetimit: Çdo të premtë nga ora 15.00-16.00
Rreth emisionit:
Kjo redaksi, synon te dokumentojë ngjarje të ndodhura kohë më parë. Gjithashtu si çdo dokumentar, synon të ruajë ngjarje zhvillime po edhe personalitete që kanë lënë gjurmë dhe janë me vlerë për t’u mbajtur mend.
Për një botë më të mirë
Redaktor/e: Safet Zejnullahu
Autor/e: Lumnije Berisha
Rreth emisionit
Është një emission që u kushtohet personave me nevoja të veçanta, për të gjitha temat dhe çështjet që atyre u interesojnë dhe kanë ndikim në jetët e tyre. Kjo shërben edhe për sensibilizimin e të gjithë neve për çështjet dhe problematikat e këtij komuniteti.
Lumnije Berisha duke qenë vet një prej atyre që çdo ditë përballet këtë problematikë, prej shumë vjetësh ka ideuar dhe realizuar këtë emission
Më afër
Redaktor/e: Hyrë Tejeci
Autor/e: Hyrë Tejeci
Rreth emisionit
“Më afër” është emision që u kushtohet bashkatdhetarëve tanë që jetojnë e veprojnë jashtë vendit. Përmes këtij emisioni synojmë të mbajmë kontaktet me njerëzit tanë të cilët jetojnë larg atdheut të tyre. Prezantojmë çdo të diel arritjet por edhe hallet e sfidat e tyre.
Mikrofoni në shkolla
Redaktor/e: Besim Pllana
Autor/e: Besim Pllana
Koha e transmetimit: Çdo të diel nga ora 09:30-10:00
Rreth emisionit
Emisioni trajton tema dhe problemet me të cilat përballen nxënësit e pedagogët në shkollat tona dhe sistemin arsimor përgjithësisht. Arritjet dhe ngecjet jane në fokus të këtyre minutave. Flasin drejtuesit e shkollave, mësuesit por edhe vet nxënësit.
Redaksia e Kulturës RK1
Radio Kosova1 prej shumë vjetësh transmeton emisione të veçanta për kulturë. Vlerat kulturore, trashëgimia, tradita, gjuha, estetika dhe etika, muzika,etj, kanë hapësirën e veçantë në vëmendjen dhe programet tona. Tingulli dhe melodia, fjala e bukur letrare e artistike, personalitete me dije e përvoja nga kjo fushë, përmes valëve tona, vijnë tek ju. Emisionet bazohen në trashëgiminë tonë kulturore dhe botërore, si trajta të kultivimit dhe ngritjes shpirtërore, afirmimi I kulturës së leximit e komunikimit dhe përgjithëisht prania sa më e madhe e kulturës në jetën tonë.
Spektri kulturor
Autor/e: Mentore Murati
Dita dhe ora e transmetimit: Çdo të enjte, nga ora 17:30-18:00
Rreth emisionit:
Ky emision, sjell një përmbledhje të ngjarjeve kulturore, me qëllim që të zgjojë interesin për kulturën dhe të sjellë vlerat kulturore më afër jush. Me raporte, kronika dhe biseda me artistë, Spektri Kulturor përcjell me sukses temat dhe fenomenet kulturore, merr pjesë në ngjarje të rëndësishme kulturore por edhe ndjek të gjitha ngjarjet e rëndësishme kudo ndodhin.
Libri
Redaktor/e: Arben Veselaj
Autor/e: Arben Veselaj
Dita dhe ora e transmetimit: Çdo të premtë, nga ora 21:05-21:50
Rreth emisionit
Emision I specializuar për artin e fjalës. Përcjellim ngjarjet e skenës letrare vendore si dhe përkthimet e fundit letrare për adhuruesit e autorëve të huaj. Prezantojmë libra dhe autorë të rinj. Në pjesën qëndrore të emisionit kemi edhe kritikë letrare për prozën, poezinë…