VIDEO - Veseli: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

VIDEO - Veseli: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës

Për idenë e ndarjes së Kosovës apo korrigjimin e kufirit me Serbinë, është deklaruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli

Ai tha se ndarja e Kosovës nuk do të jetë asnjëherë pjesë e dialogut me Serbinë. Sipas kryetarit të Kuvendit, Kosova është e interesuar për integrim, por asnjëherë duke cenuar sovranitetit e vendit. Këto komente kryetari Veseli i bëri pas një vizite në Odën Amerikane të Kosovës. 
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka folur për idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovë dhe Serbisë. 

Kryeparlamentari ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, dhe  kjo temë nuk do të jetë asnjëherë në tavolinën e bisedimeve në dialogun që po zhvillohet në Bruksel. 
" Ndarja te Kosoves nuk do te kete as nuk do te jete pjese e dialogur ne Bruksel ... eshte interes strategjik i yni..." 

Veseli ka thënë se deklarimet e tilla po krijojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët, derisa ka garantuar se dialogu është sovranitet dhe integritet territorial i Republikës së Kosovës. 
Këto komente kryeparlamentari i bëri pas takimit me përfaqësueses të  Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, i cili këtyre të fundit u premtoi përkrahje dhe lehtësim të të bërit biznes përmes miratimeve të ligjeve në Kuvend. 

Ndërkohë, edhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka kërkuar nga kryeparlamentari Veseli që të ketë një dialogë gjithëpërfshirës brenda Kuvendit të Kosovës kur bëhet fjalë për ligjet që prekin sektorin privat.