Haradinaj: Vatikani ka intensifikuar dialogun me Kosovën

Haradinaj: Vatikani ka intensifikuar dialogun me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Kosova është duke i intensifikuar përpjekjet euro-atlantike dhe me frymën e saj paqësore është duke treguar se diversiteti është vlerë e shtuar e shoqërisë.

“Kalimi prej fazës së përkrahjes së vazhdueshme morale dhe materiale për popullin e Kosovës nga Vatikani, në një dialog formal, siç është de-nominimi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, emërimet zyrtare të nivelit të lartë përfaqësuesve nga të dy palët, angazhimet e nduardurshme të përbashkëta janë tregues të avancimit të raporteve tona”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Sipas Haradinaj, takimet e tij me Papa Françeskun dhe sekretarin e shtetit, Pietro Parolin, tregojnë përkushtimin e Kosovës ndaj paqes ndërmjet njerëzve brenda vendit, ndaj paqes në rajon dhe ndaj paqes si vlerë universale.