Arsenali, një tjetër gjigant që e do yllin e Kosovës

Arsenali, një tjetër gjigant që e do yllin e Kosovës

Nuk është vetëm gjiganti italian, Juventus që ka shprehur interesim për fantazistin e Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj.

Arsenali, është një tjetër klubi i famshëm evropian, që është duke e monitoruar 22 vjeçarin.

“Blic” shkruan se klubi nga “Emiratës” është i interesuar për Avdijajn, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës holandeze, Willem II.

“Topçinjtë” thuhet janë gati të nisi negociata me klubin holandez për Avdijajn, i cili në rast do të transferohet në Londër, ai do të bashkohet me dyshen shqiptare, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka.

Mesfushori i “Dardanëve”, këtë sezon të garave, ka shënuar tetë gola dhe gjashtë asiste në 18 ndeshjet e këtij edicioni me Williem II.