Krasnoshchenkov shpallet person “non grata”

Krasnoshchenkov shpallet person “non grata”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se shtetasi rus, Mikhail Krasnoshchenkov, i cili u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës pasi pengoi operacionin policor në veri të vendit, është shpallur person “non grata”.

“Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit!”, njoftoi Haradinaj.

Krasnoshchenkov , që ishte i angazhuar si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, i është lëshuar urdhri që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës.

“I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin”, vijoi Haradinaj.