Këto janë pasojat e mungesës së gjumit

Këto janë pasojat e mungesës së gjumit

Gjumi i mirë është shumë i rëndësishëm. Është tejet vital, por pavarësisht kësaj mbetet komponent i neglizhuar i rutinës sonë.

Gjumi e ndihmon trupin të rikuperohet dhe na mbush energji për ditën e nesërme.

Është shumë e rëndësishme të flemë mjaftueshëm sepse na parandalon të shtojmë peshë, na mbron nga sëmundjet e zemrës dhe na forcon imunitetin.

Më poshtë ju sjellim disa fakte rreth mungesës së gjumit dhe se si ndikon kjo në jetën tuaj.

Gjumi i dobët ju bën të shtoni peshë

Po, nëse nuk keni orar të rregullt të gjumit, ju prireni të shtoni peshë.

Gjumi i mirë ndikon që të hani më pak

Sipas hulumtimeve, gjumi i dobët jua pengon luhatjet në hormone të apetit dhe e çrregullon apetitin. Në anën tjetër, gjumi i mirë ndikon që të keni apetit të rregulluar dhe të hani më pak.

Rriteni produktivitetin duke fjetur mirë

Gjumi i mirë dhe i rregullt e rritë produktivitetin dhe përqendrimin në punë.

Gjumi i mirë e maksimizon edhe performancën atletike

Ky është fakt i thjeshtë dhe i dëshmuar! Studime të shumta kanë vërtetuar tërë kohën se gjumi i mirë jua rritë performancën atletike.

Gjumi i dobët jua rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Tani kjo është pjesa më shqetësuese.

Nëse bëni gjumë të dobët dhe e keni gjumin e çrregullt, ju mund të jeni më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe të trurit.