Edon Zhegrova i thotë `PO` Kosovës

Edon Zhegrova i thotë `PO` Kosovës

Talenti i madh kosovar, Edon Zhegrova përfundimisht ka vendosur të luajë për Kosovën.

Një gjë të tillë, ai, ia ka bërë të ditur presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri në takimin e mbajtur sonte në Bruksel. E konfirmimi ka ardhur edhe nga FFK, që e ka publikuar foton e talentit të Genkut me presidentin Vokrri. Me gjasë debutimin në fanellën e Kosovës Zhegrova do ta bëjë në miqësoret e këtij muaji kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos. Gjatë ditës presidenti i FFK-së ka qëndruar në ambasadën e Kosovës në Bruksel, së bashku me menaxherin e Edon Zhegrovës, e ku me gjasë është bërë rregullimi i dokumentacionit të nevojshëm për lojtarin kosovar.

Zhegrova ka pasur ftesë edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë, por ai ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të lindjes.

Autor: RTKlive.com