“Dasma arbëreshe” opera e parë kosovare

“Dasma arbëreshe” opera e parë kosovare

“Dasma arbëreshe” është opera e parë kosovare, premiera e saj u bë në Prishtinë me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Kjo operë shënoi krijimin e Operës Nacionale të Kosovës.

Opera e cila ndahet në tre akte, u kompozua nga Rauf Dhomi, regjisor ishte Milto Kutali, me koreografi të Gjergj Prevazit. Skenografia dhe kostumet u realizuan nga Agim Zajmi. Dirigjenti i operës ishte djali i kompozitorit të veprës, Arbër Dhomi.

Me rastin e premierës rolin e baronit e interpretoi baritoni shqiptar Agim Duro. Ndërsa rolin i Arbërit u interpretua nga tenori Kastriot Tusha.

Historia është se disa shqiptarë janë dëbuar në Napoli pas vdekjes së Skënderbeut. Arbëri është i trishtuar që është larg nga shtëpia, por i lumtur që do të martohet me nusen e tij. Mirëpo, baroni italian dëshiron të fle i pari me të, duke u thirrur në të drejtën fisnore. Arbëri duhet ta vras baronin pasi që nuk ka rrugëdalje tjetër.

Opera e parë në Kosovë “Dasma Arbëreshe” e autorit dhe drejtorit të atëhershëm të filarmonisë, Rauf Dhomi u inskenua në nëntor të viti 2002, ndërsa në vitin 2004 inskenohet Opera “Carmen”, e dyta me radhë në Kosovë. Po ashtu në vitin 2004 është themeluar Opera e parë e Kosovës, si sektor në kuadër të Filarmonisë së Kosovës.