Drita eliminohet nga kualifikimet për Europa League

Drita eliminohet nga kualifikimet për Europa League

Drita e Gjilanit e ka nisur mirë ndeshjen ndaj F91 Dudelange, por fundi ka qenë i keq.

Me barazimin 1-1 që e ka bërë të enjten në Mitrovicë klubi kosovar është eliminuar nga kualifikimet për Europa League. 

Ardian Limani ka shënuar një gol mjaft shpresëdhënës në minutën e 26 me të cilin rezultat është mbyllur pjesa e parë. 

Luksemburgasit në fillim të pjesës së dytë kanë barazuar rezultatin përmes Patrick Stumpf.

Nga minuta e 88-të Drita ka luajtur me dhjetë lojtarë pasi Zgjim Mustafa është ndëshkuar me karton të kuq. 

Ndeshjen e parë si vendas F91 Dudelange e kishte fituar me rezultat 2-1.