MPB e gatshme në rast se Qeveria merr vendim për reciprocitet me Serbinë
Sharr Travel

MPB e gatshme në rast se Qeveria merr vendim për reciprocitet me Serbinë

Marrëveshja e përkohshme për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka përfunduar të mërkurën.

Edhe pse Qeveria ka paralajmëruar se do të merr vendim për vendosjen e reciprocitetit me targa me Serbinë, deri më tani nga ekzekutivi nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovë për Front Online, kanë deklaruar se se janë të përgatitur në rast se Qeveria e Kosovës e vendos reciprocitetin me Serbinë.

“Për zbatim të reciprocitetit me Serbinë, targa Provuese kemi mjaftueshëm”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Pas pavarësisë së Kosovës, autoritetet në Prishtinë kanë ndërruar me ligj targat e automjeteve duke i zëvendësuar ato të UNMIK-ut (KS) në të Republikës së Kosovës (RKS).

Por, pas një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës, për lëvizjen e lirë, u mundësua përdorimi i targave të vjetra edhe për një periudhë të caktuar kohore.

Por sipas vendimit të ri të MPB-së, pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i shndërrojnë targat KS me ato RKS.

“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, thuhet në njoftim.

Nga MPB-ja, lidhur me këtë, kanë thënë se janë edhe 220 automjete aktive me targa KS.

“Nga të dhënat e sistemit për Regjistrimin e Automjeteve janë edhe 220 automjeteve aktive me targa KS”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.


MË SHUME NGA Nacionale