Spanja është kampione e Evropës në futboll
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar 22:58))Spanja është kampione e Evropës në futboll, pasi e ka mposhtur Anglinë në finalen e Berlinit. "Furia e Kuqe" ka triumfuar me rezultatin 2-1, duke sjellë një fund dramatik në një ndeshje.
Pjesa e parë ishte e balancuar, me Anglinë që arriti të bënte vetëm një gjuajtje në portë përmes Phil Foden. Por pjesa e dytë ka sjellur momente dramatike dhe një ndryshim të ritmit të lojës.
Spanja e ka filluar fuqishëm pjesën e dytë dhe në minutën e dyzet e shtatë, një asistim i Yamal e ka gjetur të lirë Williams, i cili e ka mposhtur portierin Pickford, duke i dhënë Spanjës epërsinë.
Anglezët nuk janë dorëzuar dhe një goditje nga distanca e Cole Palmer e ka barazuar rezultatin, duke e kthyer gjithçka nga e para.
Kur dukej se ndeshja do të shkonte në vazhdime, Oyarzabal ka dalur në skenë dhe ia ka arritur ta mposhtë portierin Pickford pas një asistimi nga Cucurella në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, duke i siguruar Spanjës fitoren dhe titullin kampion.

Spanja shënon, po shkon drejt fitores
Spanja është pranë fitores në ndeshjen finale kundër Anglisë.
Në minutën e tetëdhjetë e gjashtë, Oyarzabal ia ka arritur ta mposhtë portierin Pickford, pas një asistimi nga Cucurella.
Nëse rezultati mbetet i pandryshuar për gjashtë minutat e mbetura, Spanja do të shpallet kampione.
Anglia e gjen barazimin
(E plotësuar 22:40) Një goditje nga distanca e Cole Palmer ka rezultuar vendimtare, duke e kthyer gjithçka nga e para në ndeshjen mes Spanjës dhe Anglisë.
Momentalisht rezultati është 1-1.
Futbollisti i Chelsea e ka barazuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e tretë, duke përfituar nga një aksion i nisur nga Saka.
Gjithashtu edhe minuta e gjashtëdhjetë e tretë ka qenë me fat për Spanjën. Jude Bellingham pasi e ka marrë topin, ka kaluar një lojtar dhe ka bërë një goditje të fortë, e cila ka kaluar afër shtyllës.
Vetëm dy minuta më vonë, Yamal, me një driblim të shpejtë, ka arritur ta shmangë mbrojtjen anglezë dhe të gjuajë drejt portës, por Pickford e ka ndaluar.
Spanja kalon në epërsi kundër Anglisë
Spanja e ka filluar fuqishëm pjesën e dytë.
Një asistim i Yamal në minutën e dyzet e shtatë e ka gjetur të lirë Williams, i cili e ka mposhtur portierin Pickford.
Menjëherë pas golit të parë, pas vetëm një minute, "Furia e kuqe" ka rrezikuar sërish, kur Olmo është gjetur në pozicion të mirë, mirëpo ka gjuajtur jashtë portës.
Megjithatë pjesë e madhe e kohës mbetet për t'u luajtur dhe rezultati mund të ndryshohet prapë.
S`ka gola në pjesën e parë të finales Spanjë - Angli
Gjuajtja e parë drejt portës në pjesën e parë të ndeshjes Spanjë - Angli është bërë në fund të dyzet e pesë minutëshit të parë.
Ka qenë Foden ai që e ka provuar pas një harkimi të bashkëlojtarëve, por megjithatë portieri Unai Simon ka qenë në vend.
Pjesën tjetër të kohës topi ka qëndruar në mesfushë, duke u bartur sa te njëra skuadër aq te tjetra. Më shumë te ajo spanjolle.
Në dispozicion të skuadrave për ta provuar ndryshimin e rezultatit mbetet edhe një pjesëlojë e plotë.

Spanja - Anglia, formacionet
Spanja dhe Anglia ndeshen sonte në finale të Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























