PDK në Shtime kërkon mbështetje, premton zhvillim dhe punësim
Donika Sherifi /RTK
Partia Demokratike e Kosovës, ka vazhduar fushatën në Komunën e Shtimës. Në këtë Komunë, Kandidati i kësaj partie, për kryeministër, Bedri Hamza, projekte milionëshe, investime në infrastrukturë, shëndetësi e arsim.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza para qytetarëve të Shtimes, në tubimin elektoral, premtoi, projekte milionëshe, investime në infrastrukturë, shëndetësi e arsim
Hamza deklaroi se të gjitha zotimet e dhëna në fushatë, nuk do të mbesin vetëm në letër por do të përmbushen gjatë qeverisjes katër vjeçare, nëse ai arrin të marr besimin e qytetarëve për kryeministër.
Në kuadër të këtij aktiviteti zgjedhor u tha se qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë dhe nuk duhet të shohin ikjen nga vendi si zgjidhje, derisa u kërkua votë për kandidatët e Shtimes për deputet në listën e PDK.























