LDK nga Lipjani premton mbështetje për familjet dhe investime kapitale
BKT
Zgjedhjet 2026

LDK nga Lipjani premton mbështetje për familjet dhe investime kapitale

Visar Shatrolli/RTK

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar tubimet elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.

Para përkrahësve të tij në qytetin e Lipjanit, Abdixhiku tha se e ka vlerësuar punën gjithmonë, derisa u zotua se programi i LDK-së do të ofrojë mbështetje për të gjitha familjet, largimin e TVSH-së për produktet bazike, uljen e çmimit të energjisë dhe ngritjen e pagave.

Vox: Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga LDK

“Nën qeverisjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës, çmimet e energjisë nuk guxojnë të rriten për katër vitet e ardhshme, rritjen e koeficientit në 150, rritjen e pagave për mësuesin, pensionerin... 5 miliardë euro investime kapitale...”, tha mes tjerash Abdixhiku.

Bartësja e listës së kandidatëve për deputetë nga LDK, Vjosa Osmani, gjatë këtij tubimi tha se qytetarët më 7 qershor e kanë mundësinë të zgjedhin për të ardhmen e vendit dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Kur Kosova është më afër Amerikës, është gjithmonë më e fortë. Kur Kosova është më afër NATO-s, është më e betonuar. Kjo është arsyeja dhe jemi të bindur se në këtë garë ka një vizion i cili e fuqizon...”, tha mes tjerash Osmani. 

Në këtë tubim, ndër të tjera, u tha se Kosova ka nevojë për një qeverisje tjetër që do të mundësojë zhvillimin ekonomik dhe një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.