Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë
BKT
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë

G.K/RTKlive

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prishtinë, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

“Si rezultat i këtyre konstatimeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të zbatojnë masat për sigurinë dhe shëndetin në punë. 


MË SHUME NGA Lajme