15:59 / 15.04.2019
Në tregtinë rajonale Kosova ka pasur bilanc negativ
RTKlive
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen më 29 prill në Berlin, me ftesë të Gjermanisë dhe Francës.
Analisti politik Armend Muja tha se nga Samiti i Berlinit nuk pret që Serbia t'i kthehet dialogut pa u hequr taksa nga Kosova.
"Në samit do të jetë temë taksa dhe nevoja e dialogut", tha Muja sot në INFO 3 LIVE në RTK3.
Sipas tij në tregtinë rajonale Kosova ka pasur bilanc negativ në krahasim me vendet e rajonit.
Muja vlerësoi se liberalizimi i vizave për Kosovën po vjen 10 vite me vonesë.























