Hoti në konferencë në Vjenë, diskutohet për aftësitë profesionale dhe punësimin
BKT
Ekonomi

Hoti në konferencë në Vjenë, diskutohet për aftësitë profesionale dhe punësimin

Sh.G|RTKlive

Ministri Andin Hoti ka marrë pjesë në konferencën rajonale “Skills for Jobs Conference”, të organizuar në Vjenë me ftesë të Bankës Botërore, ku është diskutuar për zhvillimin e aftësive profesionale dhe përshtatjen e tyre me kërkesat e tregut të punës.

Përmes një njoftimi, Hoti ka bërë të ditur se në konferencë është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, si dhe për mundësitë e avancimit të politikave të punësimit.

Ai ka theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave me vendet e tjera, veçanërisht me Austrinë, për krijimin e mundësive të reja për qytetarët e Kosovës.

Hoti ka falënderuar Bankën Botërore dhe Republikën e Austrisë për organizimin e konferencës dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave.


MË SHUME NGA Ekonomi