10:29 / 16.04.2019
Afaristët shqiptarë po shikojnë mundësitë për investime në Kosovë
Afaristë të suksesshëm shqiptarë në botë po shikojnë mundësitë të bëhen bashkë që të bëjnë investime në Kosovë, që të krijohen vende pune këtu.
Një angazhim i veçantë është ai i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë me disa degë të tij. Dega e Suedisë, për shembull, ka evdientuar afër 11 mijë afaristë shqiptarë në Suedi, të cilët ftohen të jenë anëtarë të Rrjetit dhe të bëhen bashkë për investime në Kosovë.
Hyrë Tejeci Murati ka biseduar me z. Albert Jashari, kryetar i ri i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi.
Për më shumë mund të degjoni intervistën dhënë për Programin e Mëngjesit në Radio Kosova.























