20:32 / 17.04.2019
Specialistët e Stomatologjisë u kthehen protestave para Ministrisë
Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë, përmes një njoftimi për media, kanë bërë me dije se të premten më 19 prill 2019, nga ora 10:00, do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.
“Arsyeja e protestës është vazhdimi i mos punësimit tonë në Institucionet Publike Shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore”, thuhet në njoftim.























